Lidhje

SHBA: Ende i paditur fati i minatorëve në Jutah


Zyrtarët e minierave në shtetin amerikan të Jutahs thonë se punonjësit e shpëtimit po shpojnë nëntokë pranë vendit ku besohet të jenë bllokuar gjashtë minatorë.

Në një konferencë shtypi sot, pronari i minierës Robert Murray tha se është hapur një e çarë e vogël për të mundësuar komunikimin me minatorët. Zoti Murray tha se ndërsa nuk është marrë asnjë sinjal prej minatorëve, treguesit e cilësisë së ajrit sugjerojnë se atmosfera në minierë është e qëndrueshme për jetën e njeriut. Inxhinierët po hapin një të çarë më të madh për të mundësuar çuarjen e ushqimit dhe ujit. Por për të arritur minatorët do të duhen disa orë. Do të duhet ndoshta një javë ose më shumë para se punonjësit e shpëtimit të arrijnë në vendin ku besohet të jenë minatorët. //rd//

XS
SM
MD
LG