Lidhje

Gjashtë të vdekur nga përmbytjet në Bullgarinë veriore


Përmbytjet e shkaktuara nga dy ditë shirash të rrëmbyer në disa pjesë të Bullgarisë veriore, kanë shembur shtëpi dhe kanë lënë të vdekur të paktën 6 vetë.

Përmbytjet pasojnë thatësirën disa javore dhe valët e njëpasnjëshme të të nxehtit, që lanë qindra të vdekur dhe dëmtuan rëndë sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore në mbarë Evropën jugore. Autoritetet në rajon shpallën gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar në përgjigje të temperaturave të larta që vazhduan për një muaj.

Autoritetet thanë se 6 viktimat bullgare gjetën vdekjen në qytetin Tzar Kalojan në pjesën veri-lindore të vendit. Mes tyre ishte një nënë me një fëmijë të vogël. Ekipet e shpëtimit po kërkonin për disa persona që figurojnë të humbur.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë në Bullgari i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk mund të llogariste sasinë e rreshjeve në rajon, sepse pajisjet matëse ishin shkatërruar nga përmbytjet. //ze//

XS
SM
MD
LG