Një grup ekspertësh nga agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore filluan katër ditë bisedime në Iran për të hartuar një plan për inspektimin në të ardhmen të objekteve bërthamore të Iranit.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mbërriti sot në Teheran për fillimin e bisedimeve me zyrtarë iranianë. Bisedimet kanë për synim të dalin me një kornizë ku të bazohen inspektimet e ardhshme në reaktorin për pasurimin e uraniumit në Natanz të Iranit qendror. Ky është objekti më shqetësues bërthamor i Iranit.
Kombet e Bashkuara duan të sigurohen se objektet bërthamore të Iranit nuk po shfrytëzohen për prodhimin e armëve bërthamore apo pjesëve të tyre. Irani thotë se programi i tij bërthamor përdoret për prodhim energjie. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e akuzojnë Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. //rd//