Një defekt i përgjithshëm i linjës rajonale të transmetimit të energjisë ka provokuar sot pasdite rënien e sistemit dhe ndërprerjen e furnizimit me energji në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Ndërprerja ndodhi rreth orës 16.00. Specialistët shqiptarë shpjegojnë se ende nuk është identifikuar shkaku i defektit të rëndë. Mendohet që një nga arsyet të ketë qenë edhe mbingarkesa e sisitemit të shpërndarjes meqënëse të tre shtetet po importojnë energji për t'i bërë ballë krizës së rëndë energjitike.
Në Shqipëri difekti u shmang brenda 30 minutash, pasi u bë shkëputja nga sistemi rajonal dhe u sigurua lidhja me rrjetin e prodhimit të brendshëm. Ndërsa në Maqedoni pasojat janë ndjerë edhe më gjatë.
Ndërkohë, zjarre të fuqishme kanë shkatërruar mijëra hektarë me pyje në Kosovë dhe kanë djegur dhjetëra shtëpi. Qeveria e Kosovë ka kërkuar nga Misioni I Kombeve të Bashkuara që të shpallë gjendjen emergjente në vend sipas shembullit të vendeve të rajonit që po përballet me temperatura shumë të larta. //ze//