Lidhje

Shtohet numri i organizatave jo-qeveritare në mbarë botën


Vitet e fundit, mijëra organizata jo-qeveritare janë përhapur në të gjitha pjesët e botës. Analistët e politikës së jashtme thonë se India ka të paktën një milion OJQ, ndërsa Rusia 400 mijë. Ato po përhapen githashtu në Afrikë. Shtetet e Bashkuara llogarisin të kenë 2 milion OJQ apo organizata jo-fitimprurëse.

Ekspertja e OJQ-ve Pamela Aall në Institutin Amerikan të Paqes thotë se OJQ-të konsolidojnë shoqërinë civile.

“Ato lejojnë të dëgjohen zërat e qytetarëve. Lejojnë qytetarët të marrin përgjegjësi për veprimet e shoqërisë së tyre dhe i lejon ata të komunikojnë me qeveritë në mënyra të organizuara. Kështu funksionon një sistem i hapur, edhe për çështje shumë të vështira”.

Brian Gallagher, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i organizatës United Way of Amerika është dakord me këtë vlerësim.

“Ne mendojmë se një komunitet i shëndoshë përbëhet nga një qeveri e mirë, ambjenti i mirë i biznesit ku krijohen vende të mira pune dhe më pas një organizim i mirë i vullnetarizmit.”

The United Way është një nga organizata më të vjetra vullnetare në Shtetet e Bashkuara themeluar nga dy priftërinj dhe një rabin në vitin 1887. Gallagher thotë se United Way punon me drejtuesit fetarë dhe të bizneseve për të identifikuar nevojat më kritike të komunitetit.

“Mund të jetë arsimi, mungesa e strehimit apo abuzimi me alkoolin dhe drogën nga adoleshentët. Ne punojmë së bashku me grupe të ndryshme në komunitet për të përcaktuar strategji në përpjekje për të zbutur disa nga këto probleme. Ne grumbullojmë fonde dhe me to financojmë programe që merren me këto çështje.”

Por organizata vullnetare shpesh kritikohen kur marrin donacione të mëdha nga burime të vetme private ose pranojnë grante nga qeveritë.

Justin Logan është analist politik në Institutin Cato në Washington.

“Në 10, 15 vjetët e fundit ka patur një rol në rritje të atyre që unë nuk do t’i quaja organizata jo-qeveritare por një lloj organizatash gjysëm-qeveritare. Mendoj se do të ishte me vend që njerëzit vërtet në vende të ndryshme të shtrojnë pyetjen në se për shembull një institut do ta mbështeste që kauzë të drejtë politike në se ai do të binte ndesh me interesat kombëtare amerikane jashtë vendit.”

Megjithatë shumë ekspertët theksojnë se OJQ-të me baza të shëndosha janë ndonjëherë më të besuara sesa qeveritë. Të tjerë theksojnë se megjithëse OJQ-të kanë pak fuqi mbi vendim-marrjen në nivel ndërkombëtar, disa prehj tyre si Human Rights Watch, Amnesty International dhe Mjekët Pa Kufi po influencojnë politikën ndërkombëtare ku më parë vetëm shtetet luanin një rol të veçantë. //ze//

XS
SM
MD
LG