Lidhje

Senatorët republikanë bllokojnë amendamentin për tërheqje nga Iraku


Republikanët në Senatin amerikan bllokuan përpjekjet e shumicës demokrate për të hedhur në votë një amendament që bën thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Votimi i sotëm u zhvillua pas një debati të rrallë, në të cilin demokratët u përpoqën të bindin republikanët të miratojnë këtë masë.

60 vota nevojiteshin për të miratuar amendamentin. Demokratët nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për të ndalur debatet dhe për të hedhur në votë amendamentin.

Projektligji në fjalë kërkon fillimin e tërheqjes së trupave 120 ditë pas miratimit të tij dhe përfundimin e tërheqjes deri në prill të vitit të ardhshëm. Por republikanët janë zotuar të mos lejojnë hedhjen e këtij projektligji në votë dhe i kanë akuzuar demokratët se kanë organizuar një farsë politike përmes debatit të gjatë.

Mbrëmë në mjediset e Senatit, pranë sallës ku vazhdonte debati, ishin vendosur shtretër portativë ku senatorët mund të pushonin gjatë seancës. Para ndërtesës së Kapitolit ishin mbledhur demonstrues kundër luftës me qirinj të ndezur në duar. //ad//

XS
SM
MD
LG