Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë thotë se shumë vende të varfëra mund të përballen me kufizimin e furnizimeve ushqimore vitin që vjen.
Organizata thotë se ka rënë shkalla e prodhimeve të drithrave me një përqind në vit, çfarë është më pak sesa shtimi i popullsisë.
Ndikimi i mungesave tek të varfërit është shoqëruar me çmimet e larta ndërkombëtare të drithërave. Reshjet e pakta dhe thatësira në Zimbabve, Swaziland dhe Lesotho kanë sjellë për këto vende korrjet më të dobëta ndonjëherë.
Raporti gjithashtu rradhit shqetësimet për Somalinë e jugut dhe Irakun ku dhuna ka zhvendosur shumë njerëz, dhe Nepalin ku disa rajone nuk kanë ushqime të nevojshme dhe janë të vështira për tu furnizuar me ndihma. Organziata e OKB-së thotë se vështirësitë në ushqime prekin 28 vende në mbarë botën. //kk//