Një gjykatë e Londrës shpalli fajtorë për komplot 4 persona lidhur me akuzat për planifikimin e sulmeve me bombë në sistemin e transportit të qytetit në korrik 2005. Komploti u zbulua dy javë pas sulmeve vetëvrasëse me bombë, që shkaktuan vdekjen e 52 pasagjerëve në sistemin e transportit publik të Londrës.
Juria shpalli fajtore 4 myslimanë me origjinë afrikane, për planifikimin e komplotit për vrasje, përmes vendosjes së eksplozivëve në tre trena të metrosë dhe në një autobus të Londrës.
Të akuzuarit kishin thënë se pajisjet e vendosura ishin një lojë, si shenjë proteste ndaj rolit të Britanisë në luftën e Irakut. Dënimi jepet pikërisht një javë pasi policia zbuloi një komplot për aktivizimin e dy makinave bombë në lagjen teatrale të Londrës dhe pas një tjetër incidenti në të cilin dy persona përplasën makinën në terminal të aeroportit të Glasgout.
Më parë, një gjykatës australian i dha policisë 48 orë afat për të marrë në pyetje mjekun indian Mohamed Hanif, i cili është ndaluar në lidhje me sulmet e fundit në Londër.//lk