Kleriku pakistanez Rashid Ghazi thotë se ai dhe pasuesit e tij do të preferonin të vdisnin si martirë, suke ka hedhur poshtë kërkesat e qeverisë për dorëzim pa kushte.
Në një deklaratë të publikuar sot, Ghazi tha se shpresonte që vdekja e tij do të provokonte një revolucion islamik në të gjithë Pakistanin. Mijëra trupa vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar Xhaminë e Kuqe, ditën e 6-të të krizës mes radikalëve islamikë dhe forcave qeveritare. Sot më parë, një komandant i lartë ushtarak pakistanez u vra nga ekstremistët islamikë, gjatë luftimeve.
Ushtria e Pakistanit tha se Koloneli Haroonn Islam vdiq sot pas një shkëmbimi zjarri me ekstremistët që janë mbyllur brenda Xhamisë së Kuqe. Trupat e qeverisë kanë goditur me armë zjarri duke çarë muret e xhamisë me shpresën se dhjetra vajza të reja që shkojnë në shkollë brenda kompleksit të mund të dalin.
Zyrtarët e qeverisë thonë se qindra vetë ndodhen në kompleks, përfshirë gra dhe fëmijë. Presidenti Pakistanez Pervez Musharraf tha se ekstremistët do të vriten nëse nuk dorëzohen.//lk