Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 23 vetë kanë humbur jetën nga shpërthimet me bomba në zonën e Bagdadit.
Në Jug të Bagdadit, autoritetet thonë se një person kreu një sulm vetëvrasës duke shkaktuar vdekjen e të paktën 15 rekrutëve të forcave të sigurisë dhe plagosjen e rreth 20 të tjerëve.
Gjithashtu, dy makina bomba shkaktuan vdekjen e të paktën tetë civilëve në kryeqytet. Zyrtarët thonë se disa persona të tjerë u plagosën nga shpërthimet.
Zyrtarët irakianë dhanë gjithashtu shifra më të larta për shpërthimin e djeshëm vetëvrasës në Irakun verior, duke thënë se të paktën 130 persona u vranë dhe mbi 250 u plagosën.
Një kamion i mbushur me eksplozivë shpërtheu në një treg plot me njerëz në fshatin Amrli, duke shkatërruar shtëpi dhe dyqane. Banoret e fshatit mbajten sot zi per te vraret.//kk//