Lidhje

Bosnje: Përkujtohet masakra e Srebrenicës


Sot në Bosnje, të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës, filluan një marshim tri-ditësh, gjatë të cilit do të përshkrojnë të njëjtën rrugë nga ku ju desh të kalonin 12 vjet më parë, për t’i shpëtuar gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe të Bosnjes. Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë në Masakrën e Srebrenicës, që cilësohet, si më e përgjakshmja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth tre mijë vetë, të udhëhequr nga ish-presidenti boshnjak Sulejman Tihiç, një nga personat që mundi t’i mbijetojë masakrës, po ndjekin të njëjtën rrugë të së ashtuquajturës kolona e Tuzlës, e përbërë nga një grup burrash, grash dhe fëmijësh, të cilët mundën t’i shpëtojnë ushtrisë serbo-bonjake ato ditë korriku të vitit 1995.

Pjesëmarrësve në marshim ju bashkuan miqtë dhe familjarë nga e gjithë Bosnja, që mbanin në duar parrulla, flamuj, krahas çantave të shpinës me sendet e domosdoshme gjatë asaj rruge të gjatë.

Kryetari i Bashkisë së Srebrenicës, Abdurrlahman Malkic tha se është e rëndësishme, që të rinjtë marrin pjesë në këtë aktivitet.

"Ata kanë nevojë t’i njohin sakrificat që bënë 12 vjet më parë të mbijetuarit e Srebrenicës. Të gjithë ne duhet ta dimë se si mundën të mbijetojnë ata njerëz”, tha ai.

Marshuesit u nisën nga fshati Nezuk, rreth 50 kilometra në perëndim të Srebrencisë dhe do të duhen tre ditë që ata ta përfundojnë, itinerarin e caktuar, duke arritur pikën kulminante në serinë e aktiviteteve përkujtimore me Ceremoninë e Varrimit.

Sulo Ramiç, një nga të mbijetuarit e Masakrës së Srebrenciës, merr pjesë në marshim për të tretën herë. “Përsa kohë që më mbajnë këmbët, thotë ai, do ta bëj këtë marshim sa herë që të organizohet”.

Kur filluan bombardimet dhe forcat serbe të Bosnjes hynë me tanke në Srebrenicë, më 11 korik të vitit 1995, mijëra banorë myslimanë u detyruan ta braktisin qytetin.

Srebrenica ishte deklaruar “zonë e sigurtë” nga Kombet e Bashkuara, kur luftës së Bosnjes, të viteve 1992-95, po i vinte fundi.

Por 300 trupat holandeze të vendosur sa atje për mbrojtjen e 30 mijë banorëve myslimanë, nuk u bënë dot rezistencën e nevojshme turpave serbe të Bosnjes, që po avanconin drejt qytetit.

Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë në Masakrën e Srebrenicës, që cilësohet, si më e përgjakshmja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Edhe sot, ende vazhdojnë të gjindet trupa viktimash në varret masive në rajon, të cilët më pas varrosen në Përkujtimoren e Potoçarit. //kk//

XS
SM
MD
LG