Lidhje

Temperatura rekord në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara


Në Shtetet e Bashkuara, shumë banorë të pjesës perëndimore të vendit po provojnë sot një tjetër ditë temperaturash tepër të larta. Dje, në shumë qytete temperaturat arritën shifra rekord. Destinacioni turistik i Las Vegasit në Nevada, shënoi temperatura deri në 47 gradë Celsius.

Edhe në qytete si Feniks i Arizonës, Boise i Idaho-së dhe Baker i Kalifornisë, temperaturat arritën në mbi 45 gradë dhe madje e kaluan 50-shin. Autoritetet në shumë qytete kanë hapur qendra freskimi. Zyrtarët janë gjithashtu të shqetësuar se vala e të nxehtit mund të mbingarkojë rrjetin elektrik për shkak të përdorimit të kondicionerëve.

Ndërkohë, në Teksas ka patur përmbytje masive të shkaktuara nga stuhi që kanë vazhduar për shtatë ditë me radhë dhe që kanë sjellë reshje të shumta shiu në këtë shtet jugperëndimor. //rd//

XS
SM
MD
LG