Lidhje

Islamabad: Vazhdon ballafaqimi në Xhaminë e Kuqe


Një klerik i rëndësishëm në xhaminë radikale të rrethuar në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit tha se ai dhe simpatizantët e tij janë gati të dorëzohen.

Njoftimi erdhi pas thirrjes që kleriku kryesor i xhamisë u bëri njerëzve të ngujuar në xhami që të dorëzohen. Kleriku Abdul Aziz i bëri komentet sot në televizionin shtetëror. Ai e filloi intervistën i veshur me një perçe grash, si ajo që kishte veshur kur u kap në përpjekje për tu larguar dje nga xhamia. Më parë forcat e sigurimit kryen shpërthime paralajmëruese dhe rrëzuan një mur në kompleksin Lal Masjid ose Xhaminë e Kuqe në Islamabad.

Dëshmitarët thanë se shpërthimet u pasuan me të shtëna armësh. Zyrtarët e sigurisë thanë se trupat hodhën gaz lotsjellës në kompleks. Autoritetet thanë se radikalët po përdorin gratë dhe fëmijët brenda xhamisë si mburoja njerëzore. Të paktën 16 persona kanë vdekur nga përleshjet e kësaj jave në xhami. //rd//

XS
SM
MD
LG