Gazetari i BBC-së Alan Johnston që u lirua sot pasi u mbajt peng nga ektremistët palestinezë për gati katër muaj, tha se përvoja që kaloi i ngjante të varrosurit për së gjalli.
Gazetari britanik i bëri komentet në qytetin e Gazës dhe më pas në Jeruzalem pasi u mbajt rob për 114 ditë në Rripin e Gazës. Ai tha se të jesh i lirë është gjëja më fantastike.
Johnston tha gjithashtu ai mund të ishte ende peng në se grupi Hamas nuk do të kishte marrë nën kontroll Gazën muajin e kaluar. Ai tha se situata filloi të ndryshonte mes rrëmbyesve të tij, militantë të grupit Ushtria për Islamin, pasi Hamasi mposhti forcat e Fatahut në Gazë. Johnston tha se nga fundi i mbajtjes rob, iu ngjallën shpresa pasi u lejua të kishte një radio dhe të dëgjonte lajmet e BBC-së ku përfshiheshin mesazhe nga miqtë e tij. //kk//