Zyrtarë të lartë nga e gjithë bota u mblodhën sot në Romë, për një konferencë mbi reformimin e sistemit gjyqësor të Afganistanit.
Në konferencën triditëshe marrin pjesë presidenti afgan Hamid Karzai, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Skefer. Udhëheqësit po punojnë për rivendosjen e shtetit ligjor në Afganistan si pjesë e përpjekjeve për rindërtimin e vendit.
Kritikët thonë se sistemi i tanishëm juridik nuk ka financimin e duhur dhe është i korruptuar. Pjesmarrësit në konferencë, pritet të diskutojnë mbi çështjen e mundësive që kanë njerëzit për t’ju drejtuar sistemit juridik, reformën e burgjeve dhe kualifikimin e juristëve.//lk