Lidhje

Diplomati sllovak Lajçak, ndërmjetës i ri për Bosnjen


Diplomati sllovak Mirosllav Lajçak mori zyrtarisht postin si ndërmjetës ndërkombëtar për Bosnjen. Në një ceremoni të shkurtër në Sarajevë, 44-vjeçari Lajçak premtoi se do të vazhdojë politikat pozitive të paraardhësit të tij gjerman, Kristian Shvarc-Shiling.

Ai theksoi gjithashtu vendosmërinë e tij për t'u mbështetur në bazat e hedhura nga paraardhësit e tjerë në këtë post pas Marrëveshjeve të Daitonit që i dhanë fund konfliktit boshnjak.

Komuniteti ndërkombëtar kishte në plan ta mbyllte gradualisht zyrën e përfaqësuesit ndërkombëtar dhe t’ja dorëzonte plotësisht administrimin e Bosnjes zyrtarëve vendas deri në fund të qershorit. Por meqenëse palët nuk arritën të krijojnë besimin reciprok dhe të zbatojnë reformat e nevojshme, si krijimi i një sistemi policor të unifikuar, bëri që afati i mbikqyrjes ndërkombëtare të zgjatej edhe një vit.//lk

XS
SM
MD
LG