Kanë filluar tashmë xhirimet për episodin e katërt të serisë së filmave Indiana Jones, ku Harrison Ford i rikthehet rolit që mban titullin e filmit.
George Lucas është përsëri në karrigen e producentit i mbështetur nga regjisori Steven Spielberg. Cate Blanchet, John Hurt, Ray Winstone dhe Shia LaBeouf janë midis aktorëve të rinj në film.Aktorja që luajti bashkë me Fordin në filmin Raiders of the Lost Ark, Karen Allen thuhet se do të rikthehet edhe në projektin e fundit. Nuk dihet shumë për komplotin e filmit megjithëse mund ta imagjinoni nga titulli Indiana Jones dhe Qyteti i Perëndive. Filmi do të dalë në kinema në maj të vitit 2008. //iç//