Lidhje

SHBA: Senati kërkon shpjegime për programin e survejimit 


Presidenti Bush dhe Kongresi ka mundësi të përfundojnë në një përplasje kushtetuese lidhur me çështjen e kompetencave të ekzekutimvit. Një komisioin i Senatit u ka dërguar fletëthirrje Shtëpisë së Bardhë dhe zyrës së nënpresidentit Dick Cheney për të dorëzuar dokumente lidhur me programin e brendshëm të sipunazhit.

Çështja ka të bëjë me programin e përgjimit të komunikimit mes personave të dyshuar si terroristë dhe njerëzve të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara, pa marrë leje nga gjykata. Presidenti Bush e autorizoi programin pas sulmeve terrorise të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Kritikët thonë se programi cënon të drejtën e jetës private të amerikanëve.

Me lëshimin e fletëthirrjeve, Krytari i komisionin juridik të Senatit, demokrati Patrick Leahy, shprehu iritimin e tij me Shtëpinë e Bardhë.

"Ne i kemi bërë nëntë kërkesa gjatë një viti e gjysmë, si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët, Departamentit të Drejtësisë dhe Shtëpisë së Bardhë, për iformacion dhe dokumente rreth justifikimeve ligjore. Ne nuk kemi marrë përgjigje. Ne kemi vënë re një praktikë shmangijesh dhe keqinformimi”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e përshkruari kërkesën indinjuese, duke thënë se Kongresi është informuar plotsisht për programin e përgjimeve.

Në përgjithësi, Shtëpia e Bardhë argumenton se kompetencat e jashtëzakonshme janë të nevojshme në kohë lufte dhe i është referuar privilegjit ekzekutiv dhe sigurisë kombëtare për bllokimin e kërkesave të Kongresit për informacion.

Por analisti politik, Norman Ornstein, i Institutit Amerikan Enterprajs, beson se ky argument po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u mbrojtur nga Shtëpia e Bardhë.

"Diskutimet e një presidenti dhe nënpresidenti, në të kaluarën, janë mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme. Por kjo administratë ka bërë veprime që i kapërcejnë privilegjet tradicionale. Dhe tashti, me lajemt e reja për përplasjet mes Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë dhe zyrtarëve të tjerë për çfarë është e lejueshme në bazë të ligjit, ka ngjallur shqetësime”.

Një dëshmi para Komisionit Juridik të Senatit muajin e kaluar ishte veçanërisht e dëmshme. Një ish zyrtar i Departamentit të Drejtësisë përshkroi se si Prokurori i Përgjithshëm, Alberto Gonzales, kur ishte këshilltar juridik i Shtëpisë së Bardhë, u përpoq ta detyronte Prokurorin e Përgjithshëm, John Ashcroft, të lejonte survejimin elektronik brenda vendit pa miratimin e gjykatës.

Konftontimi lidhur me fletëthirrjet mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë. Por Stephen Hess, ekspert i presidencës në Institutin Brookings thotë se një vendim i kësaj gjykate mund të dobësojë kompetencat kushtetuese të presidentit.

"Kjo fillon dhe i kufizon kompetencat presidentit. Çdo herë që çështja shkon në Gjykatën e Lartë, presidenti, për mendimin tim, humbet diçka nga kompetencat e tij, vetëm për shkak të nuancave apo shprehjeve evazive. Prandaj, kur gjykata vjen në momentin e marrjes së vendimit, ato bëhen më të qarta dhe presidenti humbet një pjesë të fuqisë së tij”.

Por Gjykata e Lartë në përbërjen e tanishme është më konservatore dhe mund të vendosë në favor të Presidentit Bush për këtë çështje.

Megjithatë, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë po përpiqen të shmangin paraqitjen e çështjes në Gjykatën e Lartë, duke manovraur dhe negociuar prapa skene lidhur dhe ligjishmërinë e programit të survejimit të brendshëm të administratës. //iç//

XS
SM
MD
LG