Lidhje

Vriten dy ushtarë të tjerë libanezë në luftime me militantët


Dy ushtarë të tjerë libanezë u vranë në luftimet mes forcave qeveritare dhe ektremistëve të frymëzuar nga al-Kaida në një kamp palestinez refugjatësh.

Ushtarët u vranë sot paradite ndërsa ushtria rifilloi bombardimin e ektremistëve të grupit Fatah al-Islam në Nar al-Bared në afërsi të Tripolit. Më shumë se një muaj luftime kanë lënë të vrarë të paktën 140 persona përfshi 73 ushtarë.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë specialistë të organizatës të ndihmojnë në hetimin rreth vdekjes javën e kaluar të një deputeti antisirian nga shpërthimi i një autobombe.

Këshilli i Sigurimit miratoi të hënën kërkesën e Libanit për ndihmë në hetimin për vrasjen e deputetit Walid Eido. //ze//

XS
SM
MD
LG