Lidhje

Të Reja Mjeksore: Ushtrimet fizike dhe plakja; Vlerat e domates


Ushtrimet fizike ngadalësojnë plakjen

Të moshuarit, me moshë mesatare 70 vjeç, që morrën pjesë në studim u krahasuan me një grup personash më të rinj, mosha mesatare e të cilëve ishte 21 vjeç.

Në fillim të studimit, midis dy grupeve, siç mund të kuptohet, dallimi ishte i madh. Të moshuarit nuk kishin ndonjë problem shëndetësor, por kurrrë nuk kishin kryer ushtrime të tilla fizike në një mjedis si ky.

Për 6 muaj, nga një orë çdo ditë të javës, të rinjtë dhe të moshuarit ndoqën të njëjtin program fizkulture. Specialistët, autorë të studimit, shpresonin të vërtetonin se ushtrimet fizike ndihmojnë pë përtërritjen e forcave. Por ajo që ata zbuluan ishte se mes të moshuarve, ushtrimet fizike përmirësuan dukshëm funksionin mitokondrial.

Mitokondria furnizon qelizat me energji. Me rritjen në moshë ndodh mosfunskionimi mitokondral, çka sjell dobësimin e muskujve apo humbjen e elasticitetit të tyre dhe si rrjedhim uljen e aftësive fizike.

Në fillim të studimit, njerëzit e moshuar ishin thuajse 60 përqind më të pafuqishëm sesa të rinjtë. Në përfundim të studimit, atletët e moshuar, megjithëse ende më të dobët sesa të rinjtë, treguan një përmirësim prej 20 përqind në shtimin e energjive.

Kjo pjesmarrëse e moshuar thotë se mund të ushtrohet për 30 minuta pa ndjerë asnjë lodhje. Ndërsa ky i moshuar thotë se tani pas ushtrimeve ai ndjehet shumë më mirë dhe tepër i kënaqur.

Simon Melov pranë institutit BUCK për të moshuarit, që krey studimin, thotë se kjo përtëritje e energjise dhe fuqisë fizike tek të moshuarit tregon se kurrë nuk është vonë për të kthyer prapa procesin e plakjes.Ai thotë se gjatë studimit shumë të moshuar thanë se ndjenin vështirësi në përballimin e programit të ushtrimeve, por pas studimit ata e ndjenë vetën me energji të shtuara dhe gëzimi u shkëlqente ne fytyrë.

Studim mbi vlerat e domates

Sipas një studimi, idea e përhapur se domatja mund të ndihmojë burrat për shmangjen e kancerit të protatës, duket se mbetet vetëm ide, pasi në fakt nuk është e vërtetë.

Në studim thuhet se të mirat e antioksidantit lycopene, që gjendet tek domatja, nuk janë edhe aq të mëdha sa besohej më parë. Studimi u krye nga qëndra kërkimore Fred Hutchinson në qytetin Seattle. Qëllimi i studimit ishte për të përcaktuar vlerat e domates.

Tani, në një studim të ri, botuar ne revistën mjekësore Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention, shkencëtarët thonë se pasi analizuan gjakun e 28 mijë burrave, ata panë se konsumimi në nivele të larta i Lycopenes, nuk i sillte organizimit ndonjë përfitim.

Doktoresha Ulrike Peters pranë qëndrës kërkimore Fred Hutchinson, thotë se nga studimi doli se ky lloj antiaksidanti nuk luan ndonjë rol në parandalimin e kancerit të prostates. Megjithatë ajo mendon se pavarësisht nga kjo, burrat me kancer në prostat duhet të vazhdojnë t’i përmbahen dietes së shëndetëshme dhe të mbajnë peshën trupore nën kontroll.

XS
SM
MD
LG