Roja bregdetare italiane nxorri trupat e 11 personave që gjetën vdekjen në përpjekje për të kaluar Mesdheun nga bregu i Afrikës së Veriut.
Autoritetet italiane thanë se avioni i kërkim-shpëtimit zbuloi dje trupat e 14 imigrantëve 100 kilomentra në juglindje të Lampeduzës, një ishull i vogël italian në jug të Siçilisë. Autoritetet thanë se shpresojnë t’i nxjerrin trupat e mbetura sot.
Roja bregdetare tha sot se nuk është përcaktuar ende se për sa kohë imigrantët kanë qënë në fund të detit apo si kanë vdekur.
Muajin e kaluar 27 imigrantë u lanë të varur për tre ditë në rrjetat e peshkimit pranë bregut të Maltës në Mesdhe pasi një anije peshkimi refuzoi t’i merrte ata.
Incidenti bëri që javën e kaluar të thirrej një mbedhje urgjente e ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian. //ze//