Lidhje

Shqipëri: Zhvillohen në Pogradec zgjedhjet për një vend në parlament


Në Shqipëri sot u zhvilluan zgjedhje në një zonë të Pogradecit, për një vend të mbetur bosh në parlament, pas aksidentit që i mori jetën në fund të muajit prill deputetit të Partisë Demokratike Besnik Jacelli

Në garë në votimet e sotme ishin kandidati i partisë demokratike dhe aleatëve të djathtë Eris Hoxha dhe kandidati Saimir Kodra, një nga drejtuesit e emisionit të njohur Fiks Fare, i cili mbështetet nga i gjithë koalicioni i majtë. Zgjedhjet e sotme nuk ndryshojnë asgjë në ekuilibrat politik mes dy krahëve në parlament.

Megjithatë atyre u eshtë kushtuar një vëmendje e madhe. Një numër i konsiderueshem ministrash dhe eksponentësh të së djathtës kanë qenë sot të pranishëm pranë zonave ku votohet. Shumica kërkon të rikonfirmohet për të dhënë edhe një sinjal se pavarësiht rezultatit të zgjedhjeve vendore të shkurtit reformat e saj nuk kanë krijuar pakënaqësi.

Nga ana tjetër fakti që përballë kandidatoit të saj është një prej figurave më të njohura të televizionit Top Chanel, duket se bëjnë që këto zgjedhje të trajtohen edhe si vazhdim i përplasjeve mes qeverisë dhe këtij grupi mediatik. Sipas Komisionit qëndror të zgjedhjeve problemet e verifikuara kanë qenë të pakta dhe jo të një natyre serioze. Ndërsa gazetarët e Top Chanel, nga ana e tyre, janë ankuar shpesh për pengesa ndaj tyre, madje dhe ushtrim force nga persona që sipas tyre janë përkrahës të kandidatit demokrat.

XS
SM
MD
LG