Lidhje

Irak: Të paktën 20 të vrarë nga një shpërthim në qytetin Faluxha


Autoritetet irakiane thanë se një shpërthim vetvrasës shkaktoi të paktën 20 viktima në një qëndër për rekrutimin e policëve në qytetin Faluxha. Zyrtarët thanë se autori i sulmit iu afrua grupit të njerëzve në radhë dhe aktivizoi lëndën shpërthyese.

Ushtria amerikane dha një numër më të ulët viktimash, duke thënë se një polic irakian u vra dhe tetë civilë u plagosën nga shpërthimi.

Ndërkohë ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit kapën tre të dyshuar terroristë sot në lagjen Sadër dhe gjetkë në Irak. Në zhvillime të tjera, departamenti amerikan i shtetit tha se dy punonjësve irakianë të ambasadës amerikane në Bagdat nuk u dihet fati.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit Tom Kejsi tha se autoritetet amerikane dhe ato irakiane po përpiqen të sqarojnë fatin e tyre. //ii

XS
SM
MD
LG