Lidhje

OKB: Vendet perëndimore fillojnë të qarkullojnë një version të ri të rezolutës për Kosovën


OKB: Vendet perëndimore fillojnë të qarkullojnë te enjten një version të ri të rezolutës për Kosovën Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, tha në një konferencë shtypi se edhe rezoluta e re i përmbahet planit Ahtisari Të enjten mbrëma pritet që vendet perëndimore të fillojnë të qarkullojnë mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit një version të ri të rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, tha në konferencën e sotme të shtypit se edhe rezoluta e re i përmbahet planit Ahtisari. Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin tha se Moska nuk do ta mbështesë projektrezolutën e Perëndimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi tha se qarkullimi i kësaj rezolute pasqyron mendimin e pëgjithsëm se tani është koha për të filluar debatin për këtë rezolutë dhe eventualit për të zgjidhur çështjen e Kosovën mbi platformën e krijuar nga plani Ahtisari. “Ne mendojnë se kjo çështje duhet të marrë fund. Është e qartë se ekzistojnë mendime të ndryshme për çështjen e Kosovës, mes të cilave edhe kundërshtimet e Rusisë dhe të vendeve të tjera. Ne besojmë se do të ketë një debat konstruktiv për këtë rezolutë. Jemi në një moment kur kemi një rezulutë që pasqyron planin Ahtisari dhe tani presim të shikojmë se si do të zhvillohet debati. Megjithatë nuk mund të them se ky do të jetë versioni i saj përfundimtar”.

Pyetjes së Zërit të Amerikës se nëse do të arrihet në një version të cilin nuk do t’i vinte veton asnjë vend, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, iu përgjegj se pikërisht ky është qëllimi final i Shteteve të Bashkuara. “Ne do të donim të shikonim një rezolutë që të mbështetej nga të gjithë sepse ne mendojnë se është me rëndësi të kemi një rezolutë të fortë që pasqyron planin Ahtisari, që fillimisht krijon kushtet për një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Ne mendojnë se kjo është diçka esenciale për rajonin, për njerëzit në Serbi, për shqiptarët e Kosovës dhe për të tjerët në rajon, që të realizojnë objektivat e tyre për t’u integruar më ngushtë në strukturat euro-atlantike”.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara thonë se e kanë zbutur gjuhën e rezolutës për t’iu përgjegjur shqetësimeve të Rusisë. Versioni i mëparshëm i rezolutës shprehte mbështetje të hapur për një pavarësie të mbikqyrur për Kosovën, siç thuhej në planin Ahtisari.

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov konfirmoi dje qendrimin e vendit të tij kundër këtij plani, duke këmbëngulur për bisedime të drejt për drejta mes zyrtarëve serbë dhe udhëheqësve shqiptarë të Kosovës. Rusia ka mbrojtur idenë se pavarësia e Kosovës do të shkelte integritetin teritorial të Serbisë, anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin tha se Moska nuk do ta mbështesë projektrezolutën e Perëndimit.//ii

XS
SM
MD
LG