Lidhje

SHBA konfirmon se Irani ka burgosur një shtetas të tretë amerikan


Departamenti i Shtetit konfirmoi se Irani ka burgosur një shtetas të tretë amerikan me origjinë iraniane dhe nuk po lejon një të katërt të largohet nga vendi.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se afaristi dhe aktivisti Ali Shakerei po mbahen nën arrest në burgun Evin të Teheranit, në atë që zyrtarët thonë se përbën një prirje shqetësuese. Akademikët amerikano-iranianë Haleh Esfandiari dhe Kian Tajbaksh po ashtu po mbahen nën arrest dhe janë akuzuar për spiunazh.

Një tjetër iraniano-amerikan, Parnaz Azima po ashtu është akuzuar për spiunazh. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht që ata të lejohen të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut dhe laureatja e çmimit Nobel për Paqen, Shirin Ebadi, i kanë bërë thirrje Iranit të liriojë amerikano-iranianët dhe të heqë kufizimet e udhëtimit për Parnaz Azimën dhe gazetarin iraniano-francez Mehrnoush Solouki. //ii

XS
SM
MD
LG