Zyrtarët e Natos, thonë se helikopteri i Natos, që u rrëzua në jug të Afganistanit duke shkaktuar 7 viktima, 5 amerikanë, një britanik dhe një kanadez, mund të jetë qëlluar nga zjarri i forcave armike.
Helikopteri i transportit u rrëzua mbrëmë në provincën Helmand. Përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit e mori grupi taleban.
Zëdhënësi i NATO-s, majori Xhon Tamas, tha se trupave, që u dërguan në vendin e rrëzimit të helikopterit iu zu pritë nga forcat kryengritëse. Disa orë pas rrëzimit të helikopterit, ministria e brendshme afgane njofton se forcat taleban vranë sot 16 policë afganë në një pritë në provincën e Zabulit.
Gjetkë në jug të vendit, trupat afgane dhe ato të Natos sulmuan sot pozicionet e grupit taleban në Helmand. Sipas ministrisë, 20 luftëtarë taleban u vranë ose plagosën.//ii