Lidhje

Festivali i Kanës, një film rumun fitues i Palmës së Artë


Në Festivalin e 60-të të Filmit në Kanë, u nderua me çmimin kryesor, atë të Palmës së Artë një film rumun, të trajton temën e abortit të paligjshëm. Regjisor i filmit “4 muaj, 3 javë dhe dy ditë”, që u zgjodh më i miri mes 22 filmave te paraqitur në Festival, është Kristian Mungiu.

Filmi tregon historinë e një studenteje të re, në një qytet të vogël, e cila i nënshtrohet një aborti të paligjshëm dhe të rrezikshëm.

Çmimi i Madh, që vjen i dyti pas Palmës së Artë, iu dha filmit japonez të zhanrit lirik, “Pylli vajtues”, me nota dëshpërimi dhe dhimbjeje.

Çmimi i tretë për nga rëndësia, ai i Jurisë ju dha dy filmave, atij vizatimor iranian “Persepolis”, rreth jetës nën ajatollahët, me bashkë-regjisore Marjana Satrapi dhe “Natë e qetë”, një histori e dashurie dhe besnikërie me personazhe të vendosura në një komunitet fermerësh meksikanë, me regjisor Karlos Raigadas.//lk

XS
SM
MD
LG