Lidhje

Hong Kong, përkujtohet demonstrata e Tienanmenit


Qindra vetë marshuan sot në qëndër të Hong Kongut për të përkujtuar viktimat e shtypjes së përgjakshme të demonstratave për demokraci në Sheshin Tienanmen në Pekin 18 vjet më parë. Demonstruesit marshuan sot, një javë para përvjetorit të demontsratës së 4 qershorit në Tienanmen. Çdo vit në Hong Kong zhvillohen ceremoni përkujtimore, por këtë vit demonstruesit dolën një javë përpara për të protestuar kundër komenteve të një ligjvënësi pro qeverisë së Pekinit i cili tha se shtypja e demonstratës në sheshin Tienanmen 18 vjet më parë nuk ishte masakër. Deputeti Ma Lik i partisë Aleanca Demokratike për të mirën dhe përparimin e Hong Kongut, shkaktoi zemërim në fillim të këtij muaji kur ai nuk i përfilli pohimet e dëshmitarëve se trupat kineze kishin hapur zjarr ndaj protestuesve. Besohet se qindra veprimtarë për demokraci u vranë më 4 qershor në sheshin Tienanmen dhe mijëra të tjerë u arrestuan.
XS
SM
MD
LG