Lidhje

FMN-ja ofron ndihmë për projektet ambicioze të qeverisë shqiptare


Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar Murilo Portugal vlerësoi me tone optmiste gjendjen makroekonomike të vendit dhe angazhimin e qeverisë për realizimin e reformave të thella si dhe të Bankës Qëndrore në ruajtjen e qëndrueshmerise monetare.

Në përfundim të takimeve të tij në Tiranë zoti Portugal u shpreh megjithatë vendi ka nevojë për reforma strukturore të mëtejshme për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja direkte. Kjo do të jetë e nevojshme, tha ai, si për të zhvilluar më tej sektorin e eksporteve shqiptare dhe për të ruajtur normat aktuale të larta të rritjes ekonomike në afatin e mesëm. Këto reforma nënvizoi nëndrejtori i Fondit Monetar - duhet të gëzojnë mbështetje të gjerë publike dhe do të duhet të përqëndrohen në reduktimin e sektorit informal dhe përmirësimin e qeverisjes, përmirësimin e institucioneve publike, përfshirë gjyqësorin, permiresimin e infrastrukturës, në veçanti rrjetet e energjisë elektrike dhe të transportit si dhe përfundimin e regjistrimit të pronësisë.

Zoti Portugal deklaroi se Fondi Monetar është i gatshëm të diskutojë me qeverinë per projektet e saj ambicioze, siç u shpreh ai për reforma tatimore, duke sjellë eksperiencën e praktikave më të mira ndërkombëtare për një pozicion fiskal të qëndrueshëm në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG