Lidhje

Irak: Një makinë bombë lë të vrarë 32 vetë në një enklavë shiite në verilindje të Bagdadit


Policia në Irak tha se shpërthimi i një makine bombë ka vrarë të paktën 32 persona në një enklavë shiite në verilindje të Bagdatit.

Zyrtarët e spitaleve thanë se në këtë sulm mund të jetë përdorur klori pasi shumë nga të plagosurit kishin probleme të frymëmarrjes. Sulmi u krye rreth 40 kilometra larg Bakubës, qëndër e kryengritësve suni.

Në jug të vendit, në qytetin Nasirijah, të paktën nëntë persona u vranë në luftimet midis forcave irakiane të sigurisë dhe besnikëve të klerikut radikal, Moktada al-Sadr.

Në zhvillime të tjera, një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se forcat amerikane dhe ato irakiane po bëjnë ç’është e mundur për të gjetur 3 ushtarët amerikanë, që besohet të jenë kapur nga ektremistë të lidhur me Al-Kaidën. Ushtria amerikane ka marrë në pyetje qindra vetë dhe ka arrestuar 11 të dyshuar, si pjesë e kërkimeve për tre ushtarët e zhdukur.

Në një raport të qeverisë amerikane thuhet se shtimi i trupave amerikane dhe i operacioneve të sigurisë në Irak ka pakësuar disi numrin e sulmeve në gjithë vendin. //iç//

XS
SM
MD
LG