Në gjykatën e Podgorices filloi procesi ndaj 18 shqiptarëve nga Malësia, mes tyre edhe katër shtetas amerikanë. Në sallen e gjyqit, ku ishin të pranishëm edhe gazetarë dhe vëzhgues të huaj, u paraqitën 14 të akuzuar. Tre të tjerë janë shpallur persona në kerkim, ndërsa njëri gjendet i arrestuar ne Vjenë.
Prokurorja Stojanka Radoviç paraqiti akuzën, e cila i ngarkon të pandehurit se janë përpjekur për të kryer akte terroriste. Ajo tha se gjate arrestimit jane sekuestruar sasi te medha armesh dhe uniforma ushtarake si dhe prova tjera.
I akuzuari Gjon Dedvukaj, e mohoi akuzen dhe tha se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, është gjetur vetem nje revole, të cilën e mban si kujtim nga babai. Dedvukaj akuzoi policine malazeze per dhunë dhe torturë gjatë arrestimit dhe mbajtjes në hetuesi.
Avokatet mbrojtes kërkuan qe te pezullohen te gjitha ato prova që sipas tyre, jane marre ne menyre te paligjshme, si dhe te gjitha procesverbalet qe nuk janë shkruar edhe ne gjuhen amtare te te akuzuarve. Kryetari i Gjykatës së Larte te Podgoricës, Ivica Stankoviç, tha se procesi do të zgjasë katër ditë. Personat në fjalë u arrestuan më 9 shtator të vitit të kaluar.//lk