Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama është rikonfimruar me një mbështetje absolute si drejtuesi forcës kryesore të opozitës pas votimeve të djeshme në parti.
Fitorja e zotit Rama ishte e padiskutueshme duke qenë se ai nuk pati përballë asnjë rival të fortë në garë. Sot, kryetari socialist e quajti votimin e djeshëm, ku për herë të parë përmes anëtarësisë u zgjodh drejtuesi i partisë si dhe krerët lokal, si një proces historik jo vetëm për partinë socialiste por edhe në jetën e partive shqiptare. Nga ky proces ka theksuar Rama,
partia socialiste del me energji të reja dhe me një angazhim të ri për elektoratin.
Votimet e djeshme përcaktojnë edhe delegatët e kongresit të partisë socialiste ku zoti Rama sic deklaroi do të paraqesë
projekt programin e ri të partisë socialiste e cila në vjeshtë do të ketë gati edhe një program qeverisës.
Zgjedhjet ne partinë socialiste u shoqëruan me disa probleme. Pasditen e djeshme kreu i Komisionin Zgjedhor qendror të
kësaj force dha dorëheqjen duke folur për manipulime me listat dhe presione nga kandidatët për kryetar apo për të
manipuluar edhe shifrat e pjesmarrjes. Por zoti Rama tha sot se bëhej fjalë vetëm për probleme të vogla nëse mbahet
parasysh tërësia e gjithë procesit dhe se nuk ndjehej i shqetësuar nga komentet e bëra.