Lidhje

Ndërpriten bisedimet Koshtunica - Tadic për formimin e qeverisë


Në Serbi, dy ditë bisedime intensive mes kryeministrit konservator Vojisllav Koshtunica dhe Presidentit pro-perëndimor Boris Tadic, u ndërprenë, ngaqë nuk u arrit një marrëveshje lidhur me kontrollin e forcave të sigurisë.

Secila palë fajësoi sot palën tjetër dhe nuk është thënë se kur, apo në se do të rifillojnë bisedimet.

Negociatat për formimin e qeverisë kanë ngecur, që nga koha e zgjedhjeve të 21 janarit, nga ku asnjëra parti nuk arriti të sigurojë fitore. Zoti Tadic dhe zoti Koshtunica priteshin të formonin qeverinë e koalicionit, për të mos e lejuar partinë ultranacionaliste serbe të ish-presidentit Sllobodan Milloshevic të rimarrë pushtetin.

14 maji është afati i fundit për formimin e qeverisë së koalicionit. Sipas kushtetutës serbe, në se ky afat nuk arrihet, duhen zhvilluar zgjedhje të reja.

XS
SM
MD
LG