Lidhje

Berluskoni lirohet nga akuzat për korrupsion


Një gjykatë apeli në Milano ia hoqi ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni akuzat për korrupsion duke mbajtur në fuqi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët.

Gjykata mbajti sot në fuqi një vendim të vitit 2004, i cili e lironte zotin Berluskoni nga akuzat se ai u kishte dhënë rryshfet gjykatësve për të mos lejuar një firmë rivale të blinte kompaninë ushqimore SME.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatës së apelit të përmbyste vendimin e mëparshëm dhe ta dënonte miliarderin Berluskoni me 5 vjet burgim. //iç//

XS
SM
MD
LG