NATO-ja njoftoi se takimin e saj të nivelit të lartë të vitit 2008 Aleanca do ta mbajë në Bukuresht të Rumanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e bëri njoftimin sot në takimin e ministrave të jashtëm të Aleancës në Oslo të Norvegjisë.
Rumania, e cila hyri në NATO në vitin 2004, konkurroi me Portugalinë për t’u bërë vendi mikpritës i takimit. Takimet e nivelit të lartë të NATO-s u japin udhëheqësve rastin të vlerësojnë dhe të përcaktojnë drejtimin strategjik të aktiviteteve të Aleancës.
Takimi i mëparshëm i NATO-s u mbajt në Rigë të Letonisë në muajin nëntor. //iç//