Lidhje

Putin paralajmëron kundër ndërhyrjeve të huaja në punët e brendëshme të Rusisë


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin paralajmëroi në një fjalim kundër asaj që ai e quajti ndërhyrje e huaj në punët e vendit. Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të verë kandidaturën për një mandat të tretë, nuk pranoi të thotë se cilin do të preferonte t’i zinte vendin dhe i bëri një vlerësim optimist ekonomisë ruse.

Zoti Putin tha se një sasi në rritje e parave nga jashtë po përdoret për të ndërhyrë në punët e brendëshme të Rusisë. Ai nuk i përmendi burimet e këtyre parave por tha se ato po përdorin retorikën pseudodemokratike për t’u përzjerë në punët e Rusisë.

Në frontin e brendshëm, udhëheqësi rus propozoi rritjen e pensioneve si dhe stimuj për të inkurajuar kursimet për pensione.

Ai propozoi përdorimin e të ardhurave në rritje nga nafta dhe gazi për të modernizuar sektorin energjitik të vendit duke përfshirë rafineritë. Zoti Putin propozoi një sistem të ri kanalesh për të lidhur Detin Kaspik me Detin e Zi. //iç//

XS
SM
MD
LG