Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, kërkoi sqarime rreth një paralajmërimi me sa duket të Rusisë se do t’i vinte veton planit të Kombeve të Bashkuara për të ardhmen e Kosovës.
Zoti Çeku e bëri këtë kërkesë në përgjigje të deklaratës së një diplomati të lartë rus, i cili tha se plani Ahtisari për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës nuk do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit. Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, kryeministri Çeku tha se kundërshtimi i planit të mbështetur nga perëndimit është njësoj si t’i thuash JO komunitetit ndërkombëtar.
Zëvendës-ministri i Jashtëm i Rusisë, Vladimir Titov, u tha agjencive ruse të lajmeve se Rusia mund të përdorë veton për ta bërë Prishtinën dhe Beogradin që të gjejnë një kompromis për planin Ahtisari. Ai tha gjithashtu se çdo akt dhune në Kosovë do ta bënte Rusisnë të propozonte ndërprerjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. Vladimir Titov i akuzoi shqiptarët e Kosovës se pu i bëjnë shantazh komunitetit ndërkombëtar duke kërcënuar për shpërthimin e konfliktit në vend. //rd//