Lidhje

Sekretarja Rajs pjesëmarrëse në takimin e ministrave të Natos


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, do të shkojë të enjten në Norvegji për një takim jo-zyrtar me ministrat e jashtëm të Natos, që pritet të përqëndrohet në çështje të tilla si Afganistani, mbrojtja nga raketat dhe Kosova.

Takimi do të pasohet nga një sesion i Këshillit Nato-Rusi në të cilin do të marrin pjesë edhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Shën Mekormak tha se Sekretarja do të theksojë rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit në operacionet e Natos kundër forcave taleban në Afganistan.

Zonja Rajs pritet po ashtu të kërkojë mbëshgtetje për plani e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari që i jep pavarësi të mbikqyrur Kosovës, një plan që Rusia ka lënë të kuptohet se mund ta bllokojë. Rusia po ashtu ka shprehur kundërshtime ndaj planit amerikan për të vendosur sisteme mbrojtëse nga raketat në Poloni dhe në Republikën Çeke. Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi i raketave drejtohet ndaj shteteve të papërgjegjshme si Irani.

XS
SM
MD
LG