Lidhje

Toyota lë pas GM-in duke u bërë shitësi më i madh në botë i makinave


Kompania japoneze Toyota thotë se u bë shitësi më i madh i makinave në botë gjatë tre muajve të parë të këtij vitit, duke lënë për herë të parë pas rivalin amerikan General Motors.

Toyota tha sot se ka shitur 2 presje 35 milion makina në mbarë botën nga Janari në Mars, duke mundur GM-in që raportoi të ketë shitur 2 presje 26 milionë makina. Toyota ka gëzuar rritje të fuqishme në Shtetet e Bashkuara ku variantet e saj kompante me me përdorim të efektshëm të karburantit janë popullore për shkak të çmimit të lartë të gazit. Kompania GM shkurtoi prodhimin vitin e kaluar për shkak të uljes së kërkesës për kamionçinat dhe makinat sportive që harxhojnë shumë karburant.

Prodhuesi amerikan i makinave është në mesin e një programi rikonstruksioni që përfshin shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e disa uzinave. GM vazhdon të mbetet kompania numër një në botë për shitjen e makinave në baza vjetore. //rd//

XS
SM
MD
LG