Lidhje

Policia malazeze ndalon besimtaret të hyjnë në manastirin serb


Policia në Mal të Zi ka penguar përkrahësit e Kishës se vetëshpallur Ortodokse Malazeze për të hyrë në territorin e një manastiri serb.

Policia pengoi një turmë prej disa qindra njerëzish që valvisnin flamurin malazez dhe brohoritnin “kjo nuk është Serbi” për të hyrë në manastirin e Cetinjes. Turma e udhëhequr nga patriarku malazez, Mitropoliti Mihajlo, shkoi në një kishë më të vogël aty pranë dhe mbajti një sherbesë.

Kisha Ortodokse Malazeze u themelua në vitet 90, por nuk ka arritur të sigurojë njohje nga kishat e tjera ortodokse. Manastiri i njohur i Cetinjes në pjesën malore në lindje të Malit të Zi i përket kishës serbe metropolitane, dioqeza e së cilës mbulon zyrtarisht të gjithë vendin. //rd//

XS
SM
MD
LG