Lidhje

Presidenti i Bankës Botërore thotë se nuk do të largohet nga posti


Presidenti i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, po përpiqet me të gjitha forcat për të mbajtur punën pasi pranoi se i kishte dhënë një ngritje të madhe rroge të dashurës së tij. Ky incident u ka dhënë shkas thirrjeve për dorëheqjen e tij. Ai tha se vendimi do të merret nga anëtarët e bordit të Bankës Botërore.

Megjithëse disa thonë se apologjia e tij nuk është e mjaftueshme, Presidenti i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Por Jean-Louis Sarbib, ish nënpresident i Bankës, thotë se veprimet e zotit Wolfowitz kanë dëmtuar besueshmërinë e bankës. “Më vjen shumë keq që Banka Botërore është në mes të një skandali institucional në një kohë kur varfëria është një çështje e mprehtë për gjithë botës dhe ku besueshmëria e saj dhe e titullarit të saj janë me rëndësi thelbësore. Mendoj se ai duhet të largohet”, tha zoti Wolfowitz.

Në qendër të debatit është ndërhyrja e Wolfowitz-it, siç e ka pranuar ai vetë, për t’i ngritur rrogën të dashurës së tij, Shaha Riza, ish këshilltare e bankës. Dokumentet tregojnë se pas transferimit të saj në Departamentin e Shtetit, paga e saj vjetore shkoi nga 133 mijë dollatë në rreth 200 mijë dollarë. "Unë nuk e kam fshehur atë që kam bërë dhe siç kam thënë jam i përgatitur të pranoj çfardo ndëshkimi që të propozojë bordi i Bankës”, tha presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që Wolfowitz-i gjendet në këtë pozitë. Presidenti Bush e emëroi ish zëvendës-sekretarin e Mbrojtjes dy vjet më parë në krye të Bankës Botërore për shkak të protestave lidhur me rolin e tij në nxitjen e luftës në Irak. Që prej atëhere, Wolfowitz-i është lavdëruar nga disa udhëheqës të vendeve të varfëra të botës.

Ministrja e Financave të Liberisë, Antoinette Sayeh, thotë se Wolfowitz-i ka qënë një mbështetës i fortë i vendeve afrikane. “Ai na ka mbështetur sëtepërmi dhe u është përgjegjur nevojave dhe kërkesave tona, duke bërë fushatë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë atë që duhet për këto vende. Prandaj ne i jemi mirënjohës atij për mënyrën e udhëheqjes së Bankës Botërore, sepse na ka ndihmuar të shkojmë atje ku jemi sot”.

Megjithëse pak njerëz e vënë në diskutim aftësinë e Wolfowitz-it në krye të Bankës Botërore, disa thonë se veprimet e tij kanë dëmtuar fushatën e vetë atij pë rtë ç’rrënjosur korrupsionin ndërkombëtar.

Dennis de Tray është nënpresident i Qendrës për Zhvillimin Ndërkombëtar, një organizatë studimore me bazë në Uashington që merret me çështjet që prekin vendet në zhvillim. “Natyrisht që është problematike për Bankën Botërore që titullari i saj akuzohet se ka shkelur, të paktën etikën e disa rregullave të institucionit, kur ai ka patur në rendin e tij të ditës përgjegjësinë dhe transparencën”. Megjithëse Komisioni Evropian ka shprehut shqetësim të thellë , Shtetet e Bashkuara, aksioneri më i madh i Bankës, po e mbështesin Wolfowitz-in.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, komenton: “Presidenti ka besim të plotë tek Paul Wolfowitz-i. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme në Bankën Botërore, për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria në vende të ndryshme të botës. Ai ka kërkuar të faluar dhe bordi i tij po e shqyrton çështjen. Ne presim që ai të vazhdojnë punën në postin e Presidentit të Bankës Botërore". Bordi i Bankës Botërore po e shqyrton çështjen e Wolfowitz-it lidhur me ngritjen e rrogës së të dashurës së tij, por nuk ka vendosur ndonjë afat për marrjen e vendimit. //rd//

XS
SM
MD
LG