Lidhje

Riçardson: Pheniani, dakord për mbylljen e reaktorit të Yongbjonit.


Kryetari i delegacionit amerikan që vizitoi Korenë e Veriut, Bill Riçardson, thotë se Pheniani ka rënë dakort të ndërmarrë hapat fillestarë, për ta mbyllur programin bërthamor brenda një dite pas marrjes së fondeve të bllokuara në një bankë të Makaos.

Zoti Riçardson tha sot se qeveria e Koresë së Veriut i kishte premtuar atij se me të marrë fondet, do të ftonte në Phenian Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për të hartuar kushtet për mbylljen e reaktorit të Yongbjonit. Zyrtari amerikan tha se ai pret që banka e Makaos ta njoftojë Korenë e Veriut se fondet mund të tërhiqen sonte ose nesër.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Koreja e Veriut ta respektojë afatin e së shtunës për mbylljen e kompleksit të Yongbyonit. Po sot, i dërguari amerikan në bisedimet me Korenë e Veriut, Kristofer Hill vizitoi Seulin dhe i bëri thirrje Penianit që ta mbyllë kompleksin bërthamor.//lk

XS
SM
MD
LG