Lidhje

Irani do të lirojë 15 marinarët britanikë


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha se i ka falur dhe se do t’i lirojë 15 marinarët britanikë që u kapën nga forcat iraniane dy javë më parë.

Zoti Ahmadinexhad e bëri këtë njoftim sot, në një konferencë shtypi në Teheran, ku tha se i ka falur marinarët si një dhuratë për popullin britanik. Më pas televizioni iranian dha pamje të tij duke u takuar me marinarët britanikë në kuadër të procesit të lirimit të tyre. Zyrtarët thanë se marinarët do të largohen nga Irani nesër.

Kryeministri britanik Tony Blair tha se nuk ka asnjë lloj ndjenje armiqësore ndaj popullit iranian dhe se uron t’i zgjidhë në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut mosmarrëveshjet me qeverinë iraniane. Zoti Bler tha se qeveria e tij po mban një qëndrim të matur ndaj krizës, duke mos negociuar, por as duke ju kundërvënë Iranit. Zoti Ahmadinexhad tha se Britania kishte premtuar në një letër se nuk do të hyjë në ujrat territoreiale iraniane në të ardhmen. Teherani tha se 15 britanikët ishin kapur në ujërat territoriale të Iranit, gjë që Britania e mohon. Personeli ushtarak britnaik u kap më 23 mars. Ky veprim shkaktoi një krizë diplomatike.

XS
SM
MD
LG