Shkencëtarët britanikë, thonë se për herë të parë, arritën të përftojnë në laborator, inde të zemrës nga qelizat embrionale. Ky zbulim mund të shërbejë një ditë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që janë në pritje të transplantimit të zemrës.
Ekipi i mjekëve, biologëve, inxhinierëve dhe specialistëve të tjerë kanë punuar gjatë 10 vjetëve të fundit për përftimin në laborator të indit, që është i njëjtë me atë të një valvole të zemrës së njerëzve.
Në se ky zbulim do të provohet i sukseshshëm në eksperimentimin tek kafshët, specialistët thonë se indi i krijuar në laborator, do të mund të përdoret në operacionet për zëvendësimin e valvolave të zemrës, në 3 deri 5 vjet.
Ekipi u studjuesve kryesohej nga kardiokirurgu i njohur Magdi Jakub, gjithashtu profesor i kardiologjisë në Kolegjin Perandorak të Londrës. Ai thotë thotë se përftimi në laborator i një zemre të plotë nga qelizat embrionale, “është një projekt ambicioz, por jo i pamundur”. Një arritje e tillë, sipas mjekëve do të mund të jetë e mundur ndoshta brenda 10 vjetësh. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2005, vdiqën 15 milionë njerëz nga sëmundje kardiovaskulare.