Lidhje

Uashington: Festivali Kombëtar i Lulëzimit të Qershive


Mijëra vizitorë kanë mbushur rrugët e Uashingtonit, në veçanti mjediset e parkut qendror me rastin e Festivalit Kombëtar të Lulëzimit të Qershive. Vizitorët vërshojnë në kryeqytetin amerikan këto ditë duke admiruar lulëzimin mahnitës të qershive, duke xhiruar pamje apo bërë fotografi. Meqë edhe shume shkolla jane mbyllur keto dite per pushimet e pranveres, kryeqyteti gumezhin me te rinj nga mbare vendi.

Festivali filloi dje dhe do zgjasë për 2 javë në kryeqytetin amerikan. Ky festival organizohet në kujtim të mbjelljes së 3 mijë rrënjëve me qershi dhuruar nga Japonia për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1912.

Për pemët e qershive u bënë përkujdesjet e duhuar gjatë tre muajve të kaluar, në pritje të luzëzimit të shkurtër, por spektakolar, kur lule ngjyrë rozë dhe të bardhë mbushin pemët buzë liqeneve të vogla pranë parkut qendror. Kjo dyndje, grumbullon fonde të shumta që shkojnë për mirëmbajtjen e pemëve, por ata mijëra vizitorëve që kalojnë për ditë me radhë nëpër rruginat mes qershive, ulen pranë rrënjëve, apo fëmijët që hipin në pemë shkaktojnë edhe dëme të mëdha.

Lulëzimi i qershive, është ngjarja më e rëndësishme turistike e Washingtonit, e cila tërheq rreth 1 milion turistë.

Zyrtarët e turizmit thonë se i gjithë ky sezon varet se sa gjatë qëndrojnë të freskëta lulet, që këtë vit çelën herët, si rrjedhojë e rreshjeve të shumta dhe temperaturave mjaft të larta gjatë javës së kaluar. Sot ka bërë freskët dhe priten rreshje, që edhe mund të dëmtojnë si lulëzimin e pemëve, ashtu edhe të ardhurat e turizmit në këtë stinë./al/

XS
SM
MD
LG