Lidhje

Britania bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës me Iranin


Sekretarja e Jashtme britanike thotë se Londra synon ta zgjidhë krizën lidhur me kapjen nga Teherani të 15 detarëve dhe marinarëve britanikë, në mënyrë paqësore dhe sa më parë që të jetë e mundur.

Në komentet që bëri në Bremen, ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, zonja Margaret Beket tha se Britania kërkon të dijë se ku po mbahen shtetasit britanikë dhe ka bërë thirrje që t’i jepet mundësia të takohet me ta.

Zyrtarët sot në Londër thanë se është dërguar një përgjigje me shkrim ndaj komunikatës që Irani i dërgoi Britanisë të enjten. Zyrtarët nuk bënë të ditur përmbajtjen e letrës që besohet se është komunikimi i parë me shkrim midis të dy vendeve që kur filloi kriza më 23 mars.

Ambasadori i Iranit në Rusi përgënjeshtroi njoftimet se ai ka thënë që 15 marinarët mund të ndështohen nëse gjenden fajtorë. Gholam-Reza Ansari i tha agjencisë iraniane të lajmeve IRNA se qeveria e tij ka filluar një proces hetimor lidhur me incidentin, dhe shtoi se komentet që i dha dje televizionit rus janë përkthyer keq. //rd//

XS
SM
MD
LG