Lidhje

Britania i kërkon OKB-se të dënojë kapjen e marinarëve nga Irani


Britania po i kërkon Kombeve të Bashkuara të dënojë kapjen nga Irani të 15 marinarëve britanik në veri të Gjirit Persik. Zyrtarët britanikë kërkojnë që Këshilli i Sigurimit të nxjerrë një deklaratë ku të kërkohet lirimi i marinarëve britanikë.

Por zyrtarë të lartë iranian thonë tani se lirimi i pritur i femrës marinare nga grupi i 15 britanikëve është anulluar për shkak të ‘sjelljes së gabuar’ nga ana e Britanisë. Zyrtarët iranianë kritikuan gjithashtu atë që e quajtën ndërhyje nga vende të tjera. Franca dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Iranit të lirojë të gjithë marinarët ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush mbështet plotësisht Britaninë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon diskutoi çështjen me Ministrin e Jashtëm të Iranit Manuçer Motaki sot në Riad. Zoti Motaki ka thënë se kriza mund të zgjidhet në se Britania pranon se detarët ishin në ujrat iraniane kur u kapën. Britania ka informacione satelitore që tregojë se marinarët ishin në ujrat irakiane. //rd//

XS
SM
MD
LG