Lidhje

Rajs: Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë do të takohen regullisht


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Izraeli dhe udhëheqësit palestinezë kanë rënë dakord të takohen çdo dy javë për të diskutuar mbi sigurinë dhe çështje të tjera.

Sekretarja Rice tha sot se është e kënaqur që të dyja palët ranë dakord të takohen kaq shpesh. Ajo tha se diskutimet do të përqëndrohen në çështje të ditës, por duhet të çojnë në diskutimin e një zgjidhjeje politike.

Zonja Rice e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Jeruzalem ndërkohë që i jepte fund turneut të saj në Lindjen e Mesme. Ajo u bëri thirrje vendeve arabe që të njohin Izraelin.

Udhëheqësit arabë takohen nesër në Arabinë Saidite dhe pritet të ripërtërijnë një plan paqeje, që bën thirrje për marrëdhënie normale me Izraelin në se ky vend tërheq forcat nga të gjitha tokat e pushtuara gjatë luftës 6-ditëshe të vitit 1967. //rd//

XS
SM
MD
LG