Lidhje

Tërmeti ne Azi; 1 i vrarë dhe 150 te plagosur


Zyrtarët japonezë thonë se një tërmet pranë bregdetit të Japonisë Qëndrore, ka lënë të paktën 1 të vrarë dhe 150 të plagosur.

Tërmeti me një magnitudë prej 6,9 ballësh, goditi sot në orën 9:42 minuta me orën lokale, në Detin e Japonisë, në bregdetin verior të Ishullit Honsju.

Shumica e të plagosurve ishin në lokalitetin Ishikawa, ku u rrëzuan më shumë se 20 ndërtesa dhe rrugët e bllokuan nga rrëshqitjet e dheut.

Një grua humbi jetën në qytetin Wajima, i cili pësoi goditjet më rënda nga tërmeti. Autoritetet japoneze, dhanë për pak kohë një alarm për cunami, por e anuluan pasi bregdeti u godit vetëm nga dallgë të vogla.

Pothuajse në të njëjtën kohë dy tërmete të fuqishme tronditën ishullin Vanuatu të Paqësorit, por nuk u njoftuan viktima ose dëme./al/

XS
SM
MD
LG