Lidhje

Sekretarja Rajs takohet me homologë nga katër shtete të moderuara arabe


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rice, u takua të shtunën me ministra të jashtëm të katër shteteve të moderuara arabe në qytetin egjiptian, Asuan, para mbledhjes së nivelit të lartë të Lidhjes Arabe javën e ardhshme në Riad. Zytarë amerikanë do të dëshëronin që shtetet arabe t’i shtronin përsëri Izraelit ofertën e vitit 2002 për paqe.

Zyrtarë të lartë që po shoqërojnë zonjushën Rajs, thonë se nuk duan të lënë përshtypjen sikur po përpiqen se t’i tregojnë Lidhjes Arabe si të veprojë.

Por ata po e bëjnë të qartë se do të dëshëronin që organizata të ripohojë nismën e vitit 2002 për paqe dhe se do të preferonin ta plotësonin këtë nismë me hapje të reja politike ndaj Izraelit.

Në planin e paqes, të iniciuar nga Arabia Saudite, vendet-antëare të Lidhjes Arabe i ofruan Izraelit marrëdhënie normale, nëse ky i fundit kthehej në kufijtë e vitit 1967 dhe arrinte marrëveshje në dy faza me palestinezët, përfshirë kthimin e refugjatëve.

Por nisma e 2002-shit u mjegullua nga dhuna e Intifadës së Dytë Palstineze dhe më vonë nga pushtimi i Irakut.

Duke folur me gazetarët, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Lindjen e Afërme, David Welç, tha se Sekretarja Rajs u tha minsitrave të jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe se përpjekjet amerikane për rifillimin e një procesi paqeje ndërmjet pelsetinezëve dhe Izraelit do të përforcoheshin po të kishte edhe një linjë paralele negociatash arabo-izraelite. “Sekretarja Rajs theksoi në takimin me katër ministrat e jashtëm rëndësinë e pajtimit arabo-izraelit si një element në zgjerimin e paqes, por gjithashtu për të ndihmuar në vendosjen e një linjeje negociatash ndërmjet izrelitëve dhe palestinezëve”.

Një zyrtar i lartë amerikan që foli me gazetarët, tha se zonjusha Rajs nuk u bëri moral kolegëve të saj arabë se çfarë është e nevojshme të bëhet, por tha se, megjithatë, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të një rëndësie themelore njëfarë hapjeje të vendeve arabe ndaj Izraelit.

Zonjusha Rajs u takua gjithashtu me shefat e sigurimit dhe të zbulimit nga të katër vendet e të ashtuquajturit Quarteti i Shteteve të Moderuara Arabe. Zyrtari tha se bashkëbisedimi u përqendrua, ndërmjet të tjerash, tek mënyrat për pengimin e furnizimin e Hamasit dhe të fraksioneve të tjera radikale në territoret palestineze me armë-kontrabandë dhe për të garantuar që ndihma, e cila shkon në ato zona, të mos përfundojë në duart e ekstremistëve.

Zyrtari i lartë tha se vendet e Kuartetit Arab besojnë se administrata e Presidentit Bush e ka gjetur qendrimin e duhur ndaj një qeverie të re palestineze të unitetit kombëtar, duke vazhduar mbështetjen e një embargoje ndërkombëtare ndihmash kundër saj, por duke pranuar në të njëjtën kohë të vazhdojë kontaktet me pjesëtarët e kabinetit që nuk bëjnë pjesë në organziatën Hamas.

Zonjusha Rajs vazhdon misionin e saj në Lindjen e Mesme, i treti i saj për këtë vit, me një takim të djelën po në Asuan me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak.

Më pas, ajo do të niset për në Izrael, ku do të takohet në Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, pas bisedimeve në Ramallah të Bregut Perëndimor me shefin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz. //az//

XS
SM
MD
LG